Vlerësim dorëshkrimi letrar
Sapo ke shkruar një libër dhe do që të dallosh e kuptosh se cilat janë pikat e forta apo të dobëta të tekstit? Në cilat momente, historia duhet përmirësuar apo personazhet duhen zhvilluar? Për këtë vlen shërbimi i vlerësimit të dorëshkrimit. Ne do të të japim një mendim objektiv dhe profesional përmes një skede të mirëstrukturuar që do të analizojë elementet objektivë (titullin, gjatësinë, zhanrin letrar, personazhet, vendngjarjen) si dhe një vlerësim më subjektiv (stili, gjuha, publiku dhe tregu të cilit i referohet) me shembuj dhe këshilla praktike. Të takon ty pastaj të vendosësh nëse do ta ndryshosh tekstin.
2
00
Për faqe kompjuterike me 1800 karaktere. Editing letrar
Pas vlerësimit të dorëshkrimit, nëse autori është dakord, zë fill procesi i Editing-ut, i cili përfshin një përpunim të thellë të tekstit, rishikimin dhe përmirësimin struktural, zhvillimin e personazheve, koherencën e rrëfimit, ritmin dhe tonin narrativ etj. Ky proces është një nga më të vështirët dhe më themelorët që mund ta shndërrojnë një dorëshkrim të shkruar me një frymë në një histori tërheqëse dhe të lexueshme për publikun. Procesi përfshin gjithashtu rregullimin e dialogut, detajimin e skenave dhe krijimin e një rrjedhshmërie narrative që mban interesin e lexuesit deri në fund.
6
00
Për faqe kompjuterike me 1800 karaktere. Redaktim i thjeshtë
Redaktimi i thjeshtë përqendrohet në përmirësimin e sintaksës dhe rrjedhshmërisë së tekstit, duke e bërë atë më të kuptueshëm. Redaktori kontrollon koherencën e kohës së foljeve, strukturën e fjalive dhe eliminojnë përsëritjet leksikore të panevojshme. Ai krijon perifrazime për të forcuar rrjedhshmërinë dhe për të shmangur monotoninë. Po ashtu, siguron përdorimin korrekt të emrave dhe përemrave, duke shmangur paqartësitë dhe keqkuptimet. Ky proces përmirëson qartësinë dhe ndikimin e mesazhit të autorit, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe të lehtë për t’u kuptuar.
4
00
Për faqe kompjuterike me 1800 karaktere. Korrektim
Është procesi përfundimtar që merret kryesisht me korrigjimin e gabimeve gramatikore, gabimeve të shtypit dhe sintaksës, duke pastruar plotësisht tekstin. Gjatë korrektimit, nuk ndërhyhet më në strukturën e tekstit, por sistemohen gabimet e fundit për të siguruar që ai të dalë pa gabime. Përfshin kontrollin e shenjave të pikësimit, drejtshkrimin e saktë të fjalëve dhe format gramatikore, duke garantuar saktësinë e çdo detaji. Po ashtu, korrigjohen gabimet e shtypit që mund të kenë kaluar pa u vënë re në fazat e mëparshme të redaktimit, duke e bërë tekstin të pastër, profesional dhe të lehtë për t’u lexuar.
2
00
Për faqe kompjuterike me 1800 karaktere.